Tetëdhjetë për qind e shkollave të Deçanit i janë kthyer procesit mësimor ditën e sotme.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës, Dafina Cacaj.
Ajo ka thënë se përjashtim nga mbajtja e mësimit po bëjnë shkollat në qytet.
Sipas Cacajt, të gjitha shkollat e fshatrave të kësaj komune sot po mbajnë mësim me orar të rregullt.
Para dy ditësh, kryeministri Ramush Haradinaj për mbi 20 mijë të punësuar në sektorin e arsimit, ka ofruar vlerën e rritjes së pagave prej 20 milionë euro në vit. Mirëpo, kjo ofertë është refuzuar nga SBASHK-u.