Shkollat stërngarkohen me nxënës, rrezikohet që orari të bëhet me tri ndërrime

Gazetare: Melihate Rustemi

Në vitin e ardhshëm mësimor, shkolla të caktuara në vend rrezikojnë të nisin mësimin në tre ndërrime për shkak të stërngarkimit me nxënës.

Në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Çair ku për momentin po bëhet rikonstruimi i një pjesë të shkollës, ka kërkesa të shumta për regjistrim të nxënësve në klasë të parë, pavarësisht se konkursi tashmë është mbyllur.

“Do të mundohemi të sigurojmë hapsira për nxënësit, për në të ardhmen që të kemi kushte edhe më të mira. Sa klasë të para do të jenë për vitin e ardhshëm shkollor? Pesë janë në gjuhën shqipe dhe një është në gjuhën maqedonase. Të gjitha pesë janë mbushë tashmë? Janë stërmbush. Nëse nuk mundemi të mbërrijmë për shkak të numrit, për shkak të hapsirave e kemi në plan të punojmë edhe me tre ndërrime. Do të shohim si do të shkojnë punët më tutje, sipas kushteve do të veprojmë”, tha Esma Fazlija, drejoreshë e sh.f “Hasan Prishtina”.

Nga komuna e Çairit thanë për Alsat se zgjidhja e kësaj problematike është zgjërimi i shkollave ekzistuese me objekte shtesë ose marrja në shfrytëzim e shkollës së posaçme “Idnina”. Sipas zëdhënësit Hiseni, fillimisht do të bëhet zgjerimi i shkollës fillore “Hasan Prishtina”.

“Te pjesa e oborrit të shkollës të shtohet edhe nj objekt për ti mbulu nevojat dhe kapacitetet për strehim dhe për regjistrim të nxënësve. Sa i përket shkollës special “Idnina”, si objekt dhe si pronë është në kompetencë të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë për punë dhe politikë sociale. Ne si komunë jemi të hapur për bashkëpunim dhe komunikim me të dy institucionet shtetërore, pse jo edhe si shkollë ndihmëse, shkollë amë ose si subjekt I ri, si shkollë e re të funksionojë duke pas parasysh se deri në vitin 2023 është edhe afati përfundimtar për arsimin inkluziv”, u shpreh Fari Hiseni, zëdhënës i Komunës së Çairit.

Vitin e kaluar, në shkollën e lartpërmendur kishte 1.045 nxënës ndërsa për vitin e ardhshëm shkollor ky numër ka arritur në 1.117. Një objekt shtesë tashmë është ndërtuar edhe në shkollën fillore “Ismail Qemali” të kësaj komune./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme