Ekipet e shpëtimit të mërkurën kanë nxjerrë më shumë trupa nga gërmadhat e një hoteli italian që u godit nga një ortek bore derisa njerëzit që humbën shtëpitë e tyre nga tërmetet vdekjeprurëse nga viti i kaluar, po protestonin në Romë.
Ekipet e shpëtimit me mjetet e tyre nxorën edhe disa trupa nga gërmadhat e hotelit Rigopiano një javë pasi i rrafshua nga sasia e madhe e borës, duke çuar kështu numrin e të vdekurve në 24, raporton Reuters.
Asnjë person nuk është gjetur i gjallë që nga orët e hershme të së shtunës dhe shpresat për gjetjen e të mbijetuarve tjerë po shkojnë duke u shuar, transmeton Koha.net.
Pesë persona ende konsiderohen të zhdukur pas ortekut të 18 janarit që erdhi pas të reshurave të mëdha dhe tërmeteve të fuqishme.