Shkon në 62 numri i viktimave nga zjarri në Portugali, autoritetet shpallin tri ditë zie

Të paktën 62 persona kanë vdekur nga zjarri që ka përfshirë pyjet në Portugali, kanë thënë zyrtarët dhe ekipi i zjarrfikësve që janë atje.

Në mesin e 50 të lënduarve janë edhe disa zjarrfikës, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Autoritetet kanë shpallur tri ditë zie ndërkaq kanë thënë se numri i të vdekurve mund të rritet.

Rreth 30 trupa të të vdekurve është raportuar se janë gjetur brenda veturave.

Në pyje janë dërguar rreth 600 zjarrfikës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme