Shkon në katër numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Manzë, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari i plagosur

Ka shkuar në katër numri i viktimave nga aksidenti tragjik i ndodhur më 19 gusht në Manzë.

Mësohet se ka ndërruar jetë edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi, i cili prej disa ditësh ndodhej i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merrte trajtim mjekësor për plagët e marra nga aksidenti.

Përveç 16-vjeçarit, nga ky aksident tragjik humbën jetën edhe 25-vjeçari Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij Sara Brugnatelli, si dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. Autoritetet po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post Shkon në katër numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Manzë, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari i plagosur appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme