Shkrimi i shqipes me shkornja latine apo arabe? – Deklarata e Dervish Himës mbi qëndrimin e shqiptarëve ndaj kësaj çështje

“La Turquie” ka botuar, të enjten e 10 shkurtit 1910, në ballinë, intervistën ekskluzive me patriotin dhe publicistin e njohur shqiptar Dervish Himën në lidhje me qëndrimin e shqiptarëve ndaj çështjes së shkrimit të gjuhës shqipe, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shkrimi i shqipes

Image

 

Dr. Dervish Hima, duke folur për çështjen e shkronjave shqiptare, bëri këto deklarata mbi qëndrimin e shqiptarëve ndaj kësaj çështjeje :

“Disa nga deputetët tanë, të cilët shkuan në Shqipëri për punë të ndryshme personale, e shfrytëzuan këtë rrethanë për t’u demonstruar banorëve të Kosovës dobinë dhe rëndësinë e shkronjave latine. Megjithatë, ata u gjendën në prani të një opozite, e cila mbronte shkronjat arabe. Prandaj ishte e nevojshme të ndriçohej populli. Deputetët shqiptarë kanë marrë nga votuesit e tyre shkresa kundër procedimeve të tyre. Qeveria, nga ana e saj, ka vendosur që të mos merret më me këtë çështje dhe t’u lërë shqiptarëve të përvetësojnë shkronjat shqipe ose arabe.

Përvetësimi i shkronjave latine është mjeti i vetëm i aftë për të frenuar agjitacionin sllav dhe atë grek. Që nga shpallja e Kushtetutës alfabeti ynë kombëtar ka bërë përparim gjigant.

Më shumë se njëqind mijë njerëz kanë mësuar gjuhën e tyre amtare në një kohë të shkurtër, falë alfabetit latin. Edhe barinjtë në mal mësuan të lexojnë e të shkruajnë. Shkronjat latine nuk ndryshojnë asgjë për fenë myslimane. Për Kuranin, natyrisht, do të përdorim shkronjat arabe dhe do t’i shpjegojmë librat e shenjtë, me të njëjtat komente, në përdorim në të gjithë popujt myslimanë. Natyrisht, puna jonë letrare nuk është e lehtë pasi ne vetë duhet të gjejmë mjetet për të mirëmbajtur shkollat. Megjithatë, ne nuk do të tërhiqemi nga asnjë sakrificë për ta çuar punën e ndërmarrë në përfundim të suksesshëm.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme