Shkrimtari Agron Tufa sulmon ashpër Fevziun: Dështak, banal, servil, këllirë… S’të shkel kurrë në studio

Shkrimtari Agron Tufa është rebeluar ashpër me gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu, i cili e ka quajtur të kotë e pa sens debatin e këtyre ditëve mes historianëve që nisi pas deklaratës së Pëllumb Xhufit për kampin e Tepelenës kur tha se “kushtet s’ishin dhe aq të këqija”.

Në një reagim të fortë në rrjetin social, Tufa thotë se është betuar se nuk do i shkelë kurrë më Fevziut në studio dhe këtë premtim e ka mbajtur.

Postimi i Tufës

“Debat i kotë dhe i pasens”, e quajti sonte Blendi Fevziu debatin e këtyre ditëve midis historianëve enveristë, që mohojnë krimet e komunizmit, dhe bllokut solid të kundërshtarëve diskreditues të tyre.

Vërtet që ky Fevzi është dështak në të gjitha fushat e artit e dijes; banal, servil e mercenar, simbol i gjithë këllirësisë së një epoke të tërë postkomuniste, por tani na dalka të na diktojë edhe se çfarë vlen e çfarë s’vlen, çfarë është e plotë, e çfarë është e kotë.

Eh, ç’mund të presësh më shumë prej një ramizisti?!

Qëkurse bëri kontratën me Djallin, duke zgjedhur të jetë “derr i kënaqur”, ai nga ana tjetër nuk ia fal askujt që lufton për një kauzë.

Kam bërë një betim që nga viti 2005, se nuk do t’i shkel kurrë në studio. Dhe e kam mbajtur!”, shkruan i revoltuar shkrimtari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme