Shkrimtari dhe profesori që përloti Kosovën, rrëfen historinë e tij |VIDEO

Hamdi Aliu i mbetur pa para, nuk ka as bukë për fëmijët. Shqiptarët i dolën në ndihmë.


Një paraqitje e rastësishme në programin e mëngjesit në T7, bëri që Hamdi Aliu të marrë vëmendje të shumë shqiptarëve.

Historia e tij mobilizoi qindra persona që vendosën të ndihmonin atë.

Por, kush është në të vërtetë Hamdi Aliu?

Arsimtari që për 20 vite ligjëroi Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në Skenderaj, anëtarë i Lidhjes të shkrimtarëve të Kosovës që shkroi dhe 3 libra, thotë për “Frontal” në T7 që po përballet me një padrejtësi të madhe.

Përmbaruesi privat ia ndali atij pagën për shkak të borxheve ndaj shtetit që kishte qysh moti

Tash i mbetur pa asnjë cent në llogari, Hamdi Aliut i ka mbetur vetëm një rrugë.

Duke mos mundur të mbajë lotët,  mllefin e tij e shpreh duke mallkuar shtetin.

E përmbaruesi privat, Arsim Bajraktari, historinë e Aliut e tregon  në një variant tjetër.

Në një email drejtuar emisionit “Frontal” ai ka deklaruar se që në vitin 2016-të ka pranuar propozim për përmbarim ndaj debitorit në fjalë.

Sipas përmbaruesit, debitori ka pasur të drejtë që në afat prej pesë ditësh të kundërshtojë këtë borxh në Gjykatën Themelore në Prishtinë, mirëpo, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Për këtë arsye, konform ligjeve të Kosovës, janë bllokuar mjetet deri në shumën e kërkuar nga kreditori.

Borxhi prej 410 euro, që ende figuron i papaguar, do të mbajë të mbyllura llogaritë, deri sa të vendosë ndryshe kreditori.

Në anën tjetër, Qamil Zeneli, zyrtar financiar në kompaninë ku punon Aliu e që numëron më shumë se 700 punëtorë, thotë se rrogat e vogla për të cilat ankohet punëtori i tij, janë të ndara nga ministria.

E pavarësisht anëve të ndryshme që tregonin historinë që preku shqiptarët, Aliu vazhdonte të merrte të hënën dhjetëra thirrje që tregonin gatishmëri për t’i ndihmuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme