Shkrumbohen tre kontejnerë afër Bit Pazarit

Gjatë fundjavës persona të panjohur i kanë vënë zjarrin tre kontejnerëve të vendosur në bulevardin “Kërste Misirkov” në afërsi të tregut të Bit Pazarit. Nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale”, njoftojnë se nga fillimi i vitit janë djegur gjithsej nëntë kontejnerë plastik të vendosura në sipërfaqet publike. Me qëllim që të mos prishet dinamika e hedhjes, mbledhjes dhe transportimit të mbetjes komunale, NP “Higjiena Komunale” – Shkup thekson se në afatin më të shkurt të mundshëm kontejnerët e djegur i zëvendësoj me të ri.

– Advertisements –

“NP ‘Higjiena Komunale’ – Shkup bën thirrje që të ndalohet shkatërrimi i enëve për hedhjen e mbetjes që ekipet e Ndërmarrjes të munden në kohë t’i kryejnë detyrat e tyre të punës në terren në përputhje me Programin operativ për punë. Të gjitha ngjarjet e kontejnerëve të djegur janë paraqitur deri te organet kompetente dhe pritet të ndërmerren masa të përshtatshme për t’i gjetur dhe sanksionuar kundërvajtësit”, theksojnë nga NP “Higjiena Komunale”- Shkup.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme