Shkrumbohet nga flakët fugoni i 43-vjeçarit pranë një biznesi në Gjirokastër! Policia nis hetimet

Një fugon është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme pranë ambienteve të një biznesi në Gjirokastër, në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur “Mashkullorë”.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 ndërsa mësohet se fugoni i djegur plotësisht ishte në pronësi të pronarit të biznesit aty pranë me iniciale A.P., 43 vjeç. Sipas njoftimit të policisë, mjeti tip “Benz” ka qenë i parkuar.

Policia bën me dije se automjeti i cili ka qenë i parkuar është djegur plotësisht, ndërsa dyshimet e para janë se kemi te bëjmë me një ngjarje aksidentale.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:40, në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Mashkullorë”, në ambientet e biznesit të shtetasit A. P., 43 vjeç, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti fugon, tip “Benz”, në pronësi të shtetasit të mësipërm. Në momentin e përfshirjes nga flakët automjeti ka qenë i parkuar.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme