Shkup, 14 aksidente në 24 orët e fundit

Lëndime të rënda trupore kanë marrë një këmbësor në një nga gjithsej 14 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në nëntë aksidente lëndime më të lehta kanë marrë nëntë persona, ndërsa në katër është shkaktuar dëm material.

Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Shtatëmbëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tre shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer nuk kanë dhënë përparësi për kalimin e këmbësorëve në vendkalim për këmbësorë, dhjetë shoferë për tejkalim të parregullt. Janë sanksionuar edhe tre këmbësorë, të cilët kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe.

Nga trafiku janë përjashtuar tre shoferë për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikim të alkoolit, 17 të tjerë janë përjashtuar nga trafiku para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit, dhe dy shoferë fillestar, si dhe 12 automjete teknikisht të parregullta dhe 19 automjete të paregjistruara. Janë hasur edhe 89 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 87 automjete.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme