Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 175 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, prej tyre: 65 për tejkalim të shpejtësisë, 39 gjoba u janë shqiptuar vozitësve të motoçikletave, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, shkruan Alsat.
Sipas MPB-ja janë shqiptuar dhe 6 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 16 për ngasje të makinës në gjendje të dehur dhe 5 të tjera për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara./Alsat.mk