Shkup: 9 aksidente dhe 6 të lënduar në komunikacion në 24 orët e fundit

Gjashtë persona janë lënduar lehtë në pesë nga gjithsej nëntë fatkeqësi komunikacioni që kanë ndodhur në Shkup gjatë 24 orëve të fundit. Në katër fatkeqësi është shkaktuar dëm material.

 

Policia rrugore dje sanksionoi gjashtë vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, pesë vozitës të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, katër vozitës të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e tejkalimit, dy vozitës nuk u kanë shfaqur përparësi kalimtarëve në vendkalimet për këmbësorë, si dhe 13 vozitës të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patent shofer, përkatësisht të paregjistruar. Janë hasur edhe 43 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me automjetin e posaçëm “karrotrec” janë mënjanuar 65 automjete.

Sot në orën 12:00 të punësuarit në “MZT Learnica” do të mbajnë protestë të qetë në rrugën “11 tetori” para Kuvendit të Maqedonisë dhe para Drejtorisë së Drejtorisë së të hyrave Publike. Me qëllim të zhvillimit të sigurtë dhe pa pengesatë komunikacionit, si dhe të kësaj ngjarje të jashtëzakonshme, nga policia rrugore do të ndërmerren masa adekuate për sigurim të komunkiacionit, ndërsa sipas nevojës dhe rikahëzim i komunikacionit./MIA/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme