Autobusët e Ndërmarrjes Qarkulluese Publike ”Shkupi” për shkak të festës së 1 Majit, sot do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, ndërsa biletaritë dhe qendrat për personalizim nuk do të punojnë.
Teleferiku në Vodno gjatë ditës së sotme do të punojë nga ora 10 deri në orën 20:00.
“Nga muaji maj teleferiku punon dy orë më shumë sesa periudhën e kaluar, gjegjësisht prej orës 10 deri në orën 20, në pajtim me vendimin për orarin e punës për periudhën maj – shtator. Nga ora 19 deri në orën 19.30 është autobusi i fundit nga poshtë – lart, ndërsa në orën 19.45 do të jetë i fundit nga lart-poshtë”, thonë nga NQP-Shkup.