Sektori për Punë të Brendshme në Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet në komunikacion.
“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 134 masa, prej të cilave 19 janë për vozitje pa leje, 9 për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit, 9 për kalim në të kuqe, 6 për mospërdorim ë rripit të sigurisë dhe 13 gjoba për motoçiklistët”, thuhet në njoftimin e SPB Shkup.
Ata shtojnë se këto aksione do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat në komunikacion në mënyrë që të rritet siguria në rrugë”, thuhet në njoftimin e policiës.