Shkup: Ndalesa për lëvizje në male nuk do të vlejë për Vodnon

Mali Vodno është përjashtuar nga vendimi për ndalesë të lëvizjes në male dhe tokë malore në shtet, informojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), njofton Portalb.mk.

“Ministria e miratoi vendimin e kërkesës së NP Pyjet e Maqedonisë dhe ajo është e lidhur me paraqitjen e zjarreve në këtë periudhë”, tha Sonja Jankovska, zëdhënës i Ministrisë, por, shtoi se “lëvizja në Vondo është përjashtuar nga ky vendim pasi që bëhet fjalë për mal i cili nuk është kompetencë të kësaj ndërmarrje”.

Në pyetjen e “Meta” se pse nuk ekziston në vendim edhe Vodno, Jankovska sqaroi se bëhet fjalë për mbikëqyrje nga shërbimet, por nuk precizoi nëse Ministria do të dalë me kumtesë të re të korrigjuar në lidhje me atë.

Praktikisht, kjo nënkupton që pas mbarimit të izolimit të qytetarëve gjatë kohës së festave të Pashkëve, të njëjtit përsëri mund të dalim për rekreacion në Vodno, kuptohet në orët në të cilat nuk ka ndalesë për lëvizje, dhe ato janë ditët e punës prej 05:00 deri në ora 16:00.

Ndaj vendimit për ndalesë, kanë reaguar alpinistët, sportistët dhe rekreistët.

Madje është hapur edhe një online peticion, i cili shpërndahet në Fejsbuk dhe në të cilin për shkurt kohë u nënshkruan 2.300 persona të cilët kërkojnë që Ministria ta shfuqizojë masën.

Një pjesë e alpinistëve paralajmërojnë edhe organizim qytetar të drejtohen te Ministria e Bujqësisë dhe Pyjet e Maqedonisë, që ta sqarojnë se pse ndalesën e vlerësojnë absurde dhe kundër produktive për momentin.

“Në këtë periudhë zjarri rëndë mund të shpërndahet, madje edhe nëse bëhet me qëllim”, thotë Dejan Donevski nga shoqata alpiniste “I love Hjking”, i cili e njeh mirë gjendjen në terren dhe thotë se malet janë shumë të njoma ose edhe ka madje mbetje të borës, dhe sipas asaj nuk mbajnë argumentet e organeve.

Ndryshe, MBPEU ka miratuar vendim për të ndaluar lëvizjen nëpër mal dhe tokë malore nga ora 06:00 deri në orën 20:00.

Ndalesa ka hyrë në fuqi preh më 17 prill prej sot dhe do të zgjatë deri në shfuqizimin e të njëjtës.

“Kjo ndalesë nuk vlen për të punësuarit në NP “Pyjet Nacionale” dhe për subjektet që kryejnë detyra të autorizuara, gjegjësisht leje të shkruar për lëvizje”, thonë nga MBPEU.

Për mosrespektim të kësaj ndalese, personat fizik do të dënohen me 1.500 deri në 2.000 euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme