Shkup, nxënësi ka frikësuar me pistoletë lodër bashkëmoshatarët e tij

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 konfirmojnë se gjatë ditës së djeshme në një shkollë në Butel të Shkupit një nxënës ka frikësuar disa nxënës të tjerë me një pistoletë të plastikës, përcjell TV21. Rasti është raportuar në Stacionin Policor në rajonin e Çairit.

“Me datë 05.05.2023 rreth orës 12 në objektin e një shkolle fillore në rajonin e Çairit, Shkup, zyrtarë policorë në prani të prindërve, mësuesit, psikologut dhe drejtoreshës së shkollës kanë kryer bisedë zyrtare me një nxënëse të mitur në shkollë, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga drejtoresha e shkollës se i njëjti ka nxjerrë një armë plastike (lodër) dhe ia ka drejtuar nxënësve të tjerë dhe më pas të njëjtën e ka dorëzuar. Për veprime të mëtejshme janë njoftuar prokurori publik kujdestar për të mitur si dhe Qendra për Çështje Sociale”, thonë nga MPB.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme