Shkup, riaktivizohen protestat kundër rasteve të montuara, Pollozhani: të zhgënjyer nga përfaqësuesit politik shqiptar

Protestat kundër rasteve të gjyqësore montuara në Maqedoni sërish priten të riaktivizohen. Kryetari i Shoqatës së të burgosurve politik shqiptar, Shpëtim Pollozhani i  cili është edhe organizatori i tyre, tha për Portalb.mk se përderi sa përfaqësuesit politik nuk kryejn punën e tyre si duhet, protesta dhe pakënaqësi do të ketë.

Ai disa ditë më parë përmes një njoftimi ka bërë thirrje për protestë, e cila siç thuhet në paralajmërim do të mbahet në Shkup te Sheshi “Gjergj Kastriot Skënderbeu” më datë 23 shkurt 2018 në ora 13.00.

“Tani është formuar një këshill nga familjarët e të dënuarve nëpër procese të them të fabrikuara me dëshmitarë të fshehur apo ‘shpifur’ dhe këto kërkojnë që unë të jem në krye të organizimit të protestave dhe unë pranova me kënaqësi të madhe për arsye se unë e di dhimbjen e tyre, pasi isha bartës i një dënimi me burg 13 vjeçar. Fatkeqësisht edhe pse ne kemi përfaqësues nëpër insistucione, kemi pasur gjatë gjithë kohësh ministra shqiptarë të drejtësisë por proceset e montuara me dëshmitar të fshehur nuk kanë të ndalur. Prandaj ne të premten organizojmë protestë një-orëshe në Shkup”, tha  Pollozhani.

Ai shtoi se gjykatat po tregohen të paafta dhe se për shqiptarët ato janë shndërruar në kasaphane.

“Janë bërë shumë raste të dëshmitarë të fshehur, e të rrejshëm, tani doli që edhe rasti Alfa është i montuar. Po ashtu edhe gjykata e Kumanovës po tregohet e padrejtë, ku rastin me paramendim e bën si fatkeqësi komunikacioni me pasojë vdekjen që parasheh një dënim dy vjeçar tregon se gjykatat e Maqedonisë për shqiptarët janë një kasaphane e vërtetë. Këtë e dëshmojnë edhe ndërkombëtarët të cilët kërkuan nga qeveria që të bëhen reforma thelbësore dhe urgjente në gjykatë. Ky është vetëm fillimi, përderisa përfaqësuesit tanë politik nëpër poste të larta shtetërore nuk e kryejnë punën si duhet, ne do të protestojmë. Kemi përkrahje të madhe, pasi bëhet fjalë për protestë humane dhe kombëtare dhe ftohet të shprehin pakënaqësinë të gjithë ata që iu është bërë padrejtësi”, shtoi Pollozhani.

Të gjitha rastet e montuara me motive politike që nga viti 2001 duhet të revidohen dhe të rikualifikohen. Kjo është kërkesa e protestuesve.

“Protesta mbahet në shenjë revolte kundër të gjithë proceseve të fabrikuara që nga viti 2001 deri në ndërrim të pushtetit pas zgjedhjeve parlamentare. Protestojmë kundër aktgjykimeve të fabrikuara në bazë të dëshmitarëve të fshehur- shpifur dhe kundër dhjetëra shkeljeve procedurale për sjelljen e vendimeve – dënim me burg të përjetshëm për dhjetëra shqiptarë. Kërkojmë rigjykim për rastin ’Alfa’, ‘Lagja e trimave’ dhe shume raste të tjera. Moto e protestës: E vërteta në shesh, në burg dergjen njerëz-prindër të pafajshëm”, thuhet në njoftimin e Shoqatës./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme