Shkup: Rriten çmimet e banesave, rritet edhe shitja e tyre

Rritje drastike e çmimeve të banesave, por paralelisht me këtë rritet edhe kërkesa, madje edhe në kohë krize. Për interesin e blerësve dëshmon edhe miratimi i kredive nga bankat. Nga Asociacioni i Bankave të Maqedonisë, bëjnë tregojnë se gjatë pandemisë janë miratuar për 2% më shumë kredi për banesa.

Nëse i krahasojmë çmimet e banesave për metër katror nga para fillimit të pandemisë deri në këtë moment, rezulton se në vitin 2019 çmimi mesatar ka qenë 1.200 euro për metër katror. Në 2020-tën nuk ka lëvizje, që do të thotë se çmimi ka qenë i njëjtë -1.200 euro për metër katror. Një vit më vonë, në vitin 2021, është shënuar rritje e çmimit i cili ka qenë 1.300 euro për metër katror, kurse në tremujorin e parë të këtij viti çmimi ka arritur deri në 1.500 euro për metër katror.

Nëse flasim për lokacionet më atraktive për blerje të banesave, ato pa dyshim janë komunat që ndodhen në qendër të Qytetit të Shkupit dhe komunat rreth pjesës qendrore të qytetit, siç janë: Qendra, Karposhi, Aerodromi dhe Çairi.

Më të lira janë apartamentet në Çair, ku çmimet lëvizin nga 900 deri në 1.100 euro për metër katror, e në Aerodrom nga 1.100 deri në 1.400 euro për metër katror. Në Karposh çmimet e banesave lëvizin nga 1.250 deri në 1.800 euro për metër katror dhe në Qendër nga 1.300 deri në 2.000 për metër katror, që është çmimi më i lartë. Edhe përkundër çmimeve të larta, siç e përmendëm, paralelisht me rritjen e çmimeve të apartamenteve, rritet edhe kërkesa dhe interesi për blerje.

Në vitin 2019 ka pasur 12,86% kredi të miratuara për banesa, në 2020-tën ka pasur më shumë kredi të miratuara – 14,8%, ndërsa në vitin 2021 – 13,60%.

Lidhur me atë se cila është arsyeja për rritjen e kërkesës në kohë kur edhe çmimet e apartamenteve shënojnë rritje, përgjigje kërkuam edhe nga kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarisë pranë Odës Ekonomike.

“Kemi një fenomen të kërkesës së lartë për banesa dhe kjo është ashtu për disa arsye. Arsyeja e parë është moratoriumi. Për një kohë më të gjatë komunat të cilat kanë “fuqi” të madhe transaksionesh dhe vëllim të transaksioneve të shitjes së pasurive të patundshme, tani kanë moratorium për ndërtim. Domethënë nuk ndërtohej, nuk jepeshin leje për ndërtim. Bëhet fjalë për komunat të cilat kanë pasur interes më të lartë edhe për blerje, edhe për ndërtim. Kjo është një nga arsyet kryesore që tani kemi kërkesë të madhe për blerje apartamentesh”, tregon Andreja Serafimovski, kryetar i Shoqatës së Ndërtimtarisë pranë OEM.

Në vitin 2021 është shënuar rekord kur bëhet fjalë për lejet ndërtimi. Janë dhënë gjithsej 7.892 krahasuar me mesataren nga periudha 2017-2020 kur ka pasur 3.670 miratime.

Njerëzit duan t’i investojnë dhe t’i ruajnë mjetet financiare të tyre në një investim të sigurt, e ato janë patundshmëritë. Në këtë pjesë ndikon edhe paralajmërimi për inflacion dhe kriza globale. Patundshmëritë i shohin si investime më të sigurta, të cilat do të shtrenjtësojnë. Më shumë banesa po shiten në Qendër dhe Karposh”, thonë nga Agjencia për Patundshmëri.

Para vitit të ri, Shoqata e Ndërtimtarisë pranë Odës Ekonomike kërkoi nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve që Qeveria t’i subvencionojë me qëllim që të ulen çmimet e banesave dhe të jenë më të qasshme për qytetarët.

“Fatkeqësisht deri më tani nuk kemi asnjë përgjigje dhe nuk ka iniciativë për takim. Dorëzuam tre nisma deri te ministri Fatmir Besimi dhe zëvendëskryeministri Bytyqi. Duke pasur parasysh të gjitha elementet që i kemi paraparë në analizë, mes të cilave është edhe rritjet tejet të madha shtesë, tani edhe kompanitë muajin e fundit kanë kritika të ashpra dhe kërkojnë shpëtim në këto nisma. Shpresojnë se ato do të marrim mbështetje dhe se do të përfshihen edhe iniciativa të tjera, përmes të cilave sado pak do ta zbusin goditjen e çmimeve”, tha më tej Serafimovski.

Në një kohë lufte është vështirë të parashihet se si do të zhvillohet tregu i patundshmërive. Atë që mund ta themi tani për tani është se çmimet e banesave në do të ardhmen do të jenë më të shtrenjta, e arsye për këtë do të jetë shtrenjtësimi i materialit ndërtimor, i fuqisë punëtore dhe rritja e kërkesës. Por, Serafimovski shpjegon se çmimet nuk do të përcaktohen vetëm për shkak të këtyre arsyeve, por edhe sipas mundësive që i kanë qytetarët./TV21/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme