Të gjithë të punësuarit dhe pacientët në Klinikën për Radiologji në Shkup, janë evakuuar pasi para një ore ka shpërthyer zjarr në hapësirat e klinikës.
Pas shpërthimit të zjarrit kanë intervenuar gjashtë automjete zjarrfikëse.
Sipas informacioneve të para, nuk ka persona të lënduar, ndërsa edhe dëmi që është shkaktuar është i vogël.
Nga Brigada Zjarrfikëse për “A1on” thonë se akoma nuk i dijnë arsyet e shpërthimit të zjarrit, i cili ka shpërthyer në pjesën ku janë ruajtur kimikalet.
Ata thonë se zjarri është vënë nën kontroll dhe dëmi nuk është i madh./Telegrafi