Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se një këmbësore ka ndërruar jetë dje, pasi është goditur nga një veturë.
“Më 14.07.2021 në ora 16.40 është denoncuar se në Shkup, në udhëkryqin me rrugën “Koce Metallec” dhe rrugës servise, vetura “Audi A5″, me targa të Shkupit, me shofer I.S.(46) nga Shkupi ka goditur këmbësoren B.Z.(45) nga Shkupi.
Në vendngjarje ka ndërruar jetë B.Z.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërkaq ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup.