Shkup: Vendi i “Burmali Xhamisë” i kthehet biznesmenit rus

Biznesmeni rus, Sergej Samsonenko, mbetet pronar i tokës dhe objektit në qendër të Shkupit, që po ndërtohet mbi themelet e Burmali Xhamisë edhe pse para një viti ishte hapur procedurë gjyqësore për falimentim. Samsonenko e ka fituar kontestin që e inicoi një nga realizuesit e objektit për shkak të mospagesës për punën e bërë, mirëpo gjykata nuk ka shpallur falimentim, që d të thotë se biznesmeni rus mbetet pronar, shkruan Sdk.mk.

Në këtë vend, tani e dhjetë vite po ndërtohet një hotel dhe Shtëpia e Oficerëve, objekt i ndërtuar në kohën e mbretërisë serbe, që do të rindërtohet prapë. Këto ndërtesa ende janë “karabina” dhe i japin pamje të keqe sheshin “Maqedonia” në zemrën e Shkupit. Hoteli do të quhet “Marriot Kortjard”, kurse Shtëpia e Oficerëve do të jetë objekt rezidencial i kryetarit të Qytetit të Shkupit.

Nga komuna Qendër kanë thënë se, sipas marrëveshjes, afati i ndërtimit të dy objekteve është guhti i vitit 2023.
“Nëse nuk përfundohen në këtë afat, atëherë Komuna ka të drejtë të fillojë procedurë për ndërprerje të kontratës”, thonë nga komuna Qendër.

Këto objekte në vitin 2011 filloi t’i ndërtojë biznesmeni grek Dimitris Kondominas. Qeveria e atëhershme e Niklla Gruevskit, përmes Ministrisë së transportit dhe lidhjeve e shiti këtë tokë atraktive me sipërfaqe 6.300 metra katrorë, me çmim qesharak prej 100 eurove për katror. Mirëpo pas arrestimit të Kondominasit në vitin 2015 në Greqi por shkak të evazionit fiskal, projektin e mori biznesmeni rus Sergej Samsonenko, duke blerë kompaninë e Kondominasit për 600.000 euro.

Autoritetet asnjëherë nuk kanë marë parasysh kërkesat e sektorit civil që ky vend të mos shitet, por aty të rindërtohet “Xhamia Burmali”, e rrënuar nga serbët para Luftës së Dytë Botërore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme