Shkupi “harron” ditën botërore pa makina, qytetarët: S’ka transport, përdorim makinat

Në ditën botërore pa vetura, komunikacioni në Shkup si asnjëherë më parë ishte përplot me automjete. Institucionet nuk e panë të arsyeshme që këtë ditë ta shënojnë në mënyrë simbolite siç ndodhë në shumë metropole botërore. Qytetarët thonë se nuk janë të informuar për aktivitete simbolizuese për vetëdijesimin e masës së gjerë për përdorimin e transportit publik ose biçikletave. Ata thonë se për shkak të mungesës së një transporti urban që do të plotësonte nevojat e tyre, detyrohen që ti shfrytëzojnë automjetet e tyre.

“I përdorim automjetet se ashtu e kemi punën. Jam taksistë, se po të mos ishte për punën nuk do e përdorja fare.”

Po, e vetëdijshme jam, po për shkak të qytetit ashtu si është, jemi të detyruar me mjetet tona, por kur është nevoja, përdori edhe transportin publik.”

“Motoçikletë. Jo, nuk e dija, por e mbështesë. Duhet të ecim në këmb e të mos përdorim automjetet.”

Po, e vetëdijshme jam, po për shkak të qytetit ashtu si është, jemi të detyruar me mjetet tona, por kur është nevoja, përdori edhe transportin publik.”

“Unë vetëm me autobus, veturë nuk vozis. Do duhej të mos përdoren veturat, e ndotja e ajrit të zvogëlohet.”

“Ja biçikleta. 15 kilometra në ditë, çdo ditë.”

Dita Ndërkombëtare pa Vetura ka për qëllimin ndërgjegjësimin e njerëzve që të heqin dorë të paktën për një ditë nga vetura e tyre. Automjetet llogariten si një shkaktarët kryesore të ndotjes së ambientit jetësor për shkak të emitimit të lëndëve djegëse të dëmshme për organizimin e njeriut. Dita botërore pa vetura për herë të parë është mbajtur në Paris në vitin 1988. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme