Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) dënon incidentet e djeshme në Shkup, para, gjatë dhe pas ndeshjes Shkupi – Levski. Dhuna nuk është e pranueshme në asnjë rrethanë, veçanërisht jo kur rezulton në lëndime të rënda. Autoritetet e sigurisë kanë të gjithë mbështetjen në zbatimin e rendit dhe qetësisë publike, thuhet në reagimin e MPJ-së. Dikasteri i Jashtëm njofton se shtetasi bullgar i lënduar është trajtuar profesionalisht dhe me kujdesin e duhur; ai aktualisht ndodhet në gjendje stabile dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale po shërohet në spitalin e Shkupit. Republika e Maqedonisë së Veriut është vend i lirë dhe të gjithë që dëshirojnë ta vizitojnë vendin janë të mirëseardhur; privilegj që nuk nënkupton që nga këtu është e pranueshme të shprehen fyerje, veçanërisht jo teza që nënkuptojnë pretendime territoriale, mohim dhe fyerje të bazuara në baza etnike, fetare ose baza të tjera identitare. Njëjtë sikur më parë, shkelja e këtyre rregullave do të trajtohet në mënyrë të duhur nga institucionet kompetente dhe individëve të tillë do t’u kufizohet privilegji i pranisë në vend”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme. /Alsat.mk