Shkupi mbetet i bllokuar, s’ka zgjidhje për transportuesit privat

Gazetare: Evi Shkopi

Transportuesit privatë nuk i kanë lëvizur autobusët as gjatë natës, duke lënë të bllokuara edhe sot disa rrugë të kryeqytetit. Për të shmangur të ftohtin disa nga shoferët po qëndronin brenda njërit prej autobusëve.

Po na prisni me çaj?
– Po veç urdhëroni.

Për t’u ngrohur sadopak, ata kishin marrë një bombol gazi mbi të cilën kishin vendosur ibrikët për të përgatitur çaj.

“Ja urdhëroni, ju bëftë mirë!”.

Ishin të gatshëm që një gotë çaj t’i ofrojnë edhe kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovskës.

“Jemi mikpritës. Le të vije edhe kryetarja e Qytetit, ne përsëri i japim edhe asaj çaj”.

Transportuesit privat thonë se pa u gjetur një zgjidhje nuk kanë ndërmend të lëvizin që aty.

“Ne këtu kemi fjetur mbrëmë.
-Ku?
– Në autobusi. Ja siç na sheh, Kush këtu, kush tek tjetri, dikush në veturë. Jemi gjendur. Ftoftë shumë, por jemi gjendur. Ne kemi mesazh dhe apelojmë që mos mendojë se do të tërhiqemi prej këtu apo se do të lëshojmë pe. Na kanë mbetur fëmijët pa bukë, na kanë mbetur familjet pa bukë. Disa rezerva të vogla që kemi pasur me ato mundohemi, të mbajmë edhe shtëpinë”, u shpreh një transportues privat.

Shoferët thonë se ndiejnë keqardhje për qytetarët që po pësojnë nga kjo grevë. Siç thonë, edhe ata vet nuk do të donin të qëndrojnë në rrugë, por nuk u është lënë zgjidhje tjetër.

“Edhe ne nuk duam ta krijojmë këtë kaos që është bërë në qytet. Mirëpo e kemi patjetër, sepse nuk kemi rrugëdalje. Edhe ne kërkojmë paratë tona, që na takojnë neve. Mirëpo, nga kryetarja e qytetit nuk kemi asnjëfarë përgjigje. Të na thotë që prisni do të kemi një marrëveshje”, tha një transportues privat.

Në një kohë kur i gjithë opinionin sytë i ka drejtuar nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, në këtë institucion ka heshtje të plotë. Pyetjet “Kur do të zgjidhet nyja e krijuar mes transportuesve privat dhe Qytetit të Shkupit dhe kur komunikacioni në kryeqytet do t’i rikthehet normalitetit?” mbeten pa përgjigje. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme