Shkupi tashmë prej kohësh vuan problemin e ndotjes së ajrit dhe tashmë duket se gjerat janë bërë edhe më serioze.
Këtë mëngjes, ajri në kryeqytet është i ndotur në vende të shumta.
Stacionet matëse tregojnë ndotjen më të lartë në Komunën e Qendrës me një matje prej 203 µg/m3, e ndjekur nga Milladinovci me 187 µg/m3 dhe Lisiçja me 187 µg/m3.
Grimcat e lejuara PM10 në ajër janë 50 μg/m3. Në listën e vendeve më të ndotura në vend këtë mëngjes janë Tetova, Komuna e Karposhit dhe Rektorati i Shkupit.