Me një tubim simbolik proteste përpara Ambasadës Turke, aktivistët e të drejtave të njeriut treguan sot mbështetje për komunitetin LGBTI në Turqi, ku të paktën 150 persona u arrestuan disa ditë më parë.
Aktivistët theksuan se që nga 12 shtatori 2026, personat, organizatat dhe aktivistët LGBTI+ në Turqi janë përballur me një valë të koordinuar arrestimesh, ndalimesh, kufizimesh dixhitale dhe shënjestrimit gjithnjë e më publik, si pjesë e operacioneve “Familja ime është e sigurt”.
“Midis aktivisteve të prekura nga këto zhvillime, ka dy gra që i njoh personalisht – Jeanset dhe Damla. Dhe kur i njeh njerëzit, e gjithë kjo merr një peshë krejtësisht të ndryshme. Sepse pas lajmeve të arrestimeve dhe ndalimeve, nuk sheh vetëm numra. Sheh njerëz me të cilët ke folur, njerëz që ke takuar, njerëz që po luftojnë të njëjtën luftë që po luftojmë ne këtu. Të jesh transgjinor nuk është krim. Të jesh gej, lezbike, biseksual ose interseksual nuk është krim”, theksoi një nga aktivistet në tubimin e sotëm. / SP
The post Shkupi në mision për lirinë: Mbështetje për komunitetin LGBTI nga Turqia appeared first on Alsat.



