Shkupi nesër pa transport publik, punonjësit e NQP-së akoma nuk i kanë marrë pagat e janarit

Nesër në Shkup nuk do të ketë transport publik. Kjo për shkak se punëtorët e NQP-së akoma nuk i kanë marrë pagat e janarit. Pa rroga nuk ka as vozitje, thanë drejtuesit e Sindikatës. Ata njoftuan se nuk do të punojnë as sportelet për shitjen e biletave, kontrollorët dhe as garazhi i NQP-së. Transportuesit kishin protestuar edhe muajin e kaluar duke ndërprerë transportin publik deri në vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit për subvencionimin e pagave.

“Sot është dita e 15, afati i fundit për pagat. Nuk u morëm vesh kështu me kryetaren dhe drejtorin, Këshilli i Qytetit të Shkupit e ka kryer punën e tij, ka marrë vendimin. Tani mbetet vetëm që paratë të transferohen dhe rroga të jetë në kohë. Mirëpo, duke qenë se pritëm deri në orën 14:30 kur ishte momenti i fundit që paratë të kalojnë në llogaritë e të punësuarve në NQP , kjo nuk ka ndodhur. Punëtorët kanë reaguar me shpejtësi dhe i informojmë qytetarët se punëtorët kanë vendosur që nesër të mos ketë transport publik. Të gjithë jemi të bashkuar. Kjo duhet të ndalet, ku do t’i shkojë shpirti njerëzve, këtë nuk e kam të qartë”, deklaroi Miqo Stojanovski, Kryetar i Sindikatës së NQP-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme