Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi ka mbetur edhe këtë mëngjes qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fundit të platformës “IQ Air”.

Me një Indeks të Cilësisë së Ajrit prej 169, ajri në Shkup klasifikohet si i pashëndetshëm. Vlera e grimcave PM 2.5 arrin në 80.5 mikrogramë për metër kub.

Përveç se është qyteti më i ndotur në Evropë, Shkupi renditet gjithashtu në vendin e shtatë për nga ndotja ajrore në nivel global.

Para Shkupit në këtë listë ndodhen qytetet Lahor (Pakistan), Delhi (Indi), Hanoi (Vietnam), Katmandu (Nepal), Çongqing (Kinë) dhe Dhaka (Bangladesh).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme