Shkupi shpalli thirrjen përsubvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje, ja si duhet të aplikoni

Qyteti i Shkupit, sot shpalli Thirrje publike për subvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje në qytetin e Shkupit.

Me qëllim nxitjen e zhvillimit të zanateve tradicionale nëpërmjet subvencionimit të zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje në territorin e qytetit të Shkupit, nëpërmjet Programit për financimin e projekteve për zhvillimin e zejtarisë, hotelerisë dhe tregtisë së Qytetit të Shkupit për vitin 2022 në Buxhetin e Qytetit të Shkupit janë parashikuar mjete me vlerë 500.000,00 denarë. Subvencioni financiar është 10.000 denarë për aplikues.

Të drejtë për pjesëmarrje në Thirrje publike kanë: Zejtarë të cilët nuk kanë marrë mjete buxhetore nga projektet e subvencionimit nga Qyteti i Shkupit në vitin në vijim; dhe Zejtarët të cilët janë të regjistruar sipas Ligjit për Zejtari dhe kryejnë veprimtari zejtare në shuarje, të cilat sipas të dhënave të përpunuara shënojnë rënie të aktivitetit në vazhdimësi, përkatësisht zanatet e mëposhtme: jorganxhi, opingar, litarpunues, gëzofpunues, poçar, kapelapunues, farkëtar, teneqexhi, kopsar, qiribërës, sitëbërës, orëndreqës, punime zejtare-shporta, punime zejtare-përgatitje e suvenirëve, prodhime filigrani, bizhuteri dhe produkte të ngjashme, prodhim i instrumenteve muzikore dhe samarxhi). 

Për dokumentet e nevojshme për aplikim, si dhe për subvencionimin e shpenzimeve më shumë detaje janë shpallur në Thirrjen publike si dhe në link-un https://skopje.gov.mk/media/8929/javen-povik-za-subvencii-za-zanaetgii.pdf, kurse informacione mund të merren në Seksionin për mbështetjen e zejtarisë dhe tregtisë, telefoni kontaktues: (02) 3297-372 dhe 3297-328, adresa e-mail: [email protected].

Aplikimi për subvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare  në shuarje në qytetin e Shkupit me dokumentacionin e plotë duhet të depozitohet në zarf të mbyllur në adresën: Qyteti i Shkupit, Sektori për Zhvillim Lokal Ekonomik, bul. “Ilinden“ nr. 82, 1000 Shkup (me shënimin – Aplikim për Thirrjen publike për subvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare  në shuarje në qytetin e Shkupit), më së voni deri më 10.12.2022.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme