Instituti për sëmundje të mushkërive dhe tuberkuloz në Shkup, së bashku me shoqatat profesionale: Shoqata Mjekësore e Maqedonisë, Shoqata e Pneumoftiziologëve dhe Shoqata e Pediatrisë Maqedonase iu bashkua aktiviteteve të sivjetshme të Partneritetit Stop TB, e cila është një nismë dhe partneritet ndërkombëtar nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, me seli në Gjenevë, Zvicër, në lidhje me kremtimin e Ditës Botërore për të luftuar tuberkulozin (TB) më 24 mars 2023.
Çdo vit, më 24 mars, përkujtohet dita e vitit 1882 kur Dr. Robert Koh shpalli zbulimin e bacilit të tuberkulozit. Kjo ditë është për
mobilizim dhe angazhimi politik dhe social për përparim të mëtejshëm drejt eliminimit të TB-së si një barrë e shëndetit publik.
2023 do të jetë një vit i rëndësishëm për të gjithë ne të përfshirë në luftën kundër tuberkulozit dhe përfaqëson një “vit shprese” për të marrë mbështetjen, vëmendjen dhe energjinë e plotë në mënyrë kolektive “PO! Ne mund t’i japim fund tuberkulozit.”, thuhet në kumtesën e Institutit për TB.
Ndryshe, për nderë të kësaj dite qyteti i Shkupit u solidarizua me të sëmurët me tuberkulozë duke ndriçuar Urën e Gurit me të kuqe.