Shkupi thërret ambasadorin e Shqipërisë: Deklaratat e Ramës provokuese!

Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka thirrur në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Shkup për të dhënë sqarime për shkak të deklaratave të shpeshta dhe komenteve nga zyrtarët e lartë siç thuhet në deklaratë, të Republikës së Shqipërisë, drejtuar Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.

Sipas komunikatës, në takim u theksua se deklaratat e kryeministrit Rama dhe ministrit të Jashtëm Bushati për ndryshimin e rendit kushtetues në Maqedoni janë ndërhyrje e hapur në punët e brendshme të vendit.

“Etiketimet e maqedonasve si sllavo-maqedonasit është fyese dhe diskriminuese për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, thuhet në reagim.

“U theksua se mesazhe të tilla janë një provokim serioz i fqinjësisë që ne duam të kultivojmë. Ato shkaktojnë dëme afatgjata në marrëdhëniet në rajon dhe nxisin retorikën ekstremiste”, thuhet më tej.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se rajoni duhet të punojë për paqen dhe progresin ekonomik në kuadër të integrimit në BE.

“Prandaj, apelojmë për të ndaluar provokimet, për të respektuar sovranitetin dhe punën në fushën e marrëdhënieve të mira fqinjësore për të mirën e të gjithëve në rajon”, thuhet gjithashtu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme