“Shmangni shoqerimin me gratë shqiptare, burrat mund të reagojnë keq!” –Kampi në Gjadër hapet me 1 shtator, La Republicca publikon rregulloren për punonjësit italianë: Kujdes lakuriqësinë

La Repubblica ka publikuar rregulloren me udhëzimet që iu janë dhënë italianëve që do të punësohen në kampin në Gjadër dhe që pritet të hapet më 1 Shtator për të pritur emigrantët e parë.


44

Manuali me rregullat iu është dorëzuar gjatë kursit të trajnimit për personat që do të dërgohen për të menaxhuar kampin e pritjes së refugjatëve në Gjadër përcaktohet nga mënyra se si të vishen deri tek pirja e kafes.

Disa prej rregullat etike që duhet të ndjekin:

Popullsia shqiptare është shumë mikpritëse, por duhet të merren parasysh disa masa paraprake të dobishme:

-Shqiptarëve nuk u pëlqen të nënvlerësohen në kuptimin që mos iu prezantoni kurrë me një qasje superiore

-Ata janë një popull modest, prandaj lakuriqësia apo ekspozimi i veshjes në publik nuk është e mirëseardhur

-Shmangni shoqërimin me gratë shqiptare. Është shoqëri më konservatore, sidomos në veri të vendit. Një burrë që shikon gruan e tij me një burrë tjetër mund të reagojë keq.

-Shqipëria është një vend shumë i sigurt, s’ka as vjedhje, as grabitje, as ngacmime seksuale

-Në Shqipëri nuk ka fanatizëm fetar. Pavarësisht se është një vend me shumicë besimi mysliman (mbi 50% të popullsisë), ka bashkëjetesë fetare

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme