Shoferët e taksive në Shkup alarmojnë për taksistët ilegalë dhe manipulimet me taksimetrat

Gazetar: Angell Dimovski

“Grupacioni i transportit autotaksi i Qytetit të Shkupit paralajmëron se veprimtaria e taksive në kryeqytet po përballet me probleme serioze dhe afatgjata dhe u bën thirrje institucioneve kompetente që urgjentisht të ndërmarrin masa për tejkalimin e tyre”, tha gazetari.

Taksistët kërkojnë reagim urgjent nga Qeveria dhe Qyteti i Shkupit. Ata thonë se tashmë nëntë vite janë grumbulluar çështje të pazgjidhura që ndikojnë drejtpërdrejt në punën e taksistëve, sigurinë e udhëtarëve dhe mënyrën e pagesës së shërbimeve.

Sipas tyre, qytetarët ankohen për mungesë të automjeteve taksi, taksimetra të manipuluar në mënyrë të paligjshme që dëmtojnë udhëtarët, shoferë të paregjistruar dhe taksistë ilegalë që punojnë pa licencë. Në të njëjtën kohë, ata reagojnë se Qyteti i Shkupit ka ndaluar lëshimin e licencave për automjete më të vjetra se viti 2011.

Ata i kanë dërguar shtatë kërkesa Qytetit të Shkupit.

Kërkojmë mbrojtjen e ngjyrës zyrtare të automjeteve taksi, zgjidhjen e problemit me targat e verdha, ndryshime ligjore me të cilat certifikata e licencës të lëshohet vetëm për automjet me shofer taksie të regjistruar, mbështetje të plotë dhe efikasitet më të madh të shërbimeve inspektuese në luftën kundër transportit ilegal dhe parregullsive, konfiskimin e automjeteve që kryejnë transport taksi pa licencë, zgjerimin dhe shënjimin e stacioneve të taksive dhe rinovimin e parkut të automjeteve përmes vendosjes së standardit minimal Euro 4 për licencim nga viti 2027”, thanë nga Grupacioni i transportit autotaksi i Qytetit të Shkupit.

– Të mbrohet ngjyra zyrtare e taksive
– Të zgjidhet problemi me targat e verdha
– Licenca për automjet me shofer taksie të regjistruar
– Më shumë inspektime kundër trasportit ilegal

Ata kërkuan gjithashtu takim urgjent me kryeministrin Hristijan Mickoski. Sipas tyre, për periudhë të gjatë veprimtaria e autotaksive në Qytetin e Shkupit ka qenë në gjendje kaotike për shkak të rregullativës së papërshtatshme, mungesës së kontrollit nga institucionet përkatëse dhe moszbatimit të rregullave.

Kërkojmë gjithashtu kontroll të punës së kompanive taksi në pjesën e regjistrimit të të punësuarve dhe kthimit të TVSH-së përmes DAP-it, për të parandaluar keqpërdorimet dhe ekonominë informale, si dhe rishikim të kushteve për licencimin e automjeteve, ku në vend të kufizimit sipas vjetërsisë të vendoset standard ekologjik (minimum Euro 4) me afat të arsyeshëm të përshtatjes, me qëllim krijimin e kushteve të drejta në treg, mbrojtjen e taksistëve, rritjen e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët”, theksuan Grupacioni i transportit autotaksi i Qytetit të Shkupit.

– Kontroll të kompanive takski nga DAP
– Të parandalohet ekonomia informale
– Të rishikohen kushtet për licencimin e automjeteve
– Të vendoset standard ekologjik, minimum EURO 4

Ata theksojnë se edhe para disa muajve kishin kërkuar takim me autoritetet dhe Qytetin e Shkupit, por nuk kishin marrë përgjigje. Qeveria, pa përgjigje për kërkesat e taksitëve./Alsat.mk.

The post Shoferët e taksive në Shkup alarmojnë për taksistët ilegalë dhe manipulimet me taksimetrat appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme