Shoferi 19-vjeçar privohet nga liria për shkak të aksidentit të sotëm të komunikacionit ku humbi jetën një person

Sot (03.04.2025) në ora 15:50 në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Tetovë-Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture të pasagjerëve “Pezho” me targa të Ohrit, drejtuar nga G.V. (47) nga Ohri dhe automjeti i pasagjerëve “Mercedes” me targa të Republikës së Sllovenisë, i drejtuar nga A.A. (19) nga fshati Gradec i Gostivarit. Pasagjerja në veturën ,,Pezho” D.M.(81) nga Ohri, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës së Gostivarit, ndërsa lëndime të rënda trupore kan pësuar janë V.V. (47) dhe S.V. (69) nga Ohri, bashkëudhëtarë në automjetin “Pezho”, të cilët me automjet të Shërbimit të Emergjencës Mjekësore janë transportuar në Qendrën Urgjente Gostivar për ndihmë mjekësore. Inspektimin në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi i DPB Gostivar dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit shoferi A.A. është privuar nga liria dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme