Shoferi “sekser” i Ministrisë së Drejtësisë/ Miratohet kërkesa e SPAK: Nuk ndryshohet masa e arrestit me burg!

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar kërkesën e SPAK, duke vendosur të pandryshuar masën e arrestit me burg, ndaj ish-shoferit të ish Prokurorisë për Krime të Rënda, Hamza Tola.

Ky i fundit akuzohet nga SPAK se i mori një qytetari një shumë prej 3 mijë euro për të legalizuar një hotel në Sarandë.

Por ish shoferi për shkak të lidhjeve që kishte ka vijuar të kërkojë para për hipotekimin e pronës. Tola së fundmi ka punuar edhe si shofer pranë ministrinë e Drejtësisë.

Arrestimi i Tolës është kryer disa javë më parë me urdhër të SPAK ndërsa hetimet janë kryer nga prokurori Elvin Gokaj./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme