Shokojnë ekspertët, paralajmërojnë se po vijnë robotët vrasës

Më shumë se 100 ekspertë të rëndësishëm të robotëve i kanë bërë thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) të ndërmarrin veprime në mënyrë që ta parandalojnë zhvillimin e robotëve vrasës

 

Në një letër drejtuar OKB-së, liderët e Inteligjencës Artificiale (IA), përfshirë edhe miliarderin Elon Musk, kanë paralajmëruar për revolucionin e tretë në luftim, transmeton Express.

Në letër thuhet: “Teknologjia vrastare autonome është kutia e Pandorës. Duhet të reagohet sa më shpejt që është e mundur.”

Njëqind e gjashtëmbëdhjetë ekspertët janë duke bërë thirrje për ndalimin e përdorimit të AI-së në menaxhimin e armatimit.

“Kur të zhvillohen [robotët vrasës], ata do të lejojnë që konfliktet e armatosura të luftohen në një shkallë më të madhe se kurrë më parë dhe në një shkallë kohore më të shpejtë se që njerëzit mund kuptojnë”, theksohet në letër.

“Këto mund të jenë armë të terrorit, armë që tiranët dhe terroristët i përdorin kundër popullatave të pafajshme”, thuhet më tej.

Ekspertët kanë reaguar me ton urgjent, duke paralajmëruar se “nuk kemi kohë të gjatë të reagojmë”.

“Në momentin që kutia e Pandorës hapet, do të jetë e vështirë të mbyllet”, kanë thënë ata. /Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme