Shokon bashkëpunëtori Tahir Zemajt: I posedoj gjitha faktet, këta persona dhanë urdhër për vrasjen e eprorëve ushtarak

Bashkëpunëtori i ngushtë i kolonel Tahir Zemajt, Nazif Ramabaja në një bisedë për “Bota sot”, ndër tjerash ka thënë se posedon fakte, që sipas tij njerëzit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së kanë dhënë urdhra për vrasje.

“Unë posedoj fakte të pa kontestueshme se persona nga SHP i UÇK-se kishin dhënë urdhër për likuidimin e eprorëve të lartë ushtarak të cilët vepronin në ZORRD. Pos kësaj kishin caktuar edhe personat se kush duhej ta kryente atentatin dhe pse duhet të vritej personi i caktuar (Eprori i lartë me urdhër të ish SHP famëkeq, ndërsa si arsye kryesore apo motivi ishte se X personi është i rreshtuar në vijën institucionale dhe është përkrahës i Presidentit historik dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës dhe pse ne njohëm Presidentin Rugova për komandant suprem të Forcave te Armatosura të Republikës së Kosovës. Të gjithat dokumentet zyrtare të cilat i kem përpiluar gjatë luftës në ZORRD dhe pas figurojnë me titullin: REPUBLIKA E KOSOVËS, Ministria e Mbrojtjes, Njësitë Operative të UÇK-së”, thekson Ramabaja.

Madje Ramabaja ka paralajmëruar se do të publikojë këto fakte.

“Tentimi për ta njollosur subjektin politik te cilin e krijoi dhe udhëhoqi për 17 vite duke qenë kryetar i LDK-së, mund te kuptohet si vazhdimësi e radhës për tu munduar që ta barazojnë me subjekte të tjera për të cilat është e njohur dhe ditur se kanë histori të keqe, bile edhe kishin zëvendës ministra në qeveri të cilët ishin në drejtorinë e informimit ne SHP të UÇK-së, të cilit kishin urdhëruar për tu vrarë eprorë të caktuar dhe pas luftës ishin në forume të larta të PDK-së. Të gjithë ata të cilët nuk pajtohen me këtë konstatim timin dhe qojnë pluhur, mund t’më detyrojnë t’i bëjë publike këto që thashë, por që do të jetë tejet e hidhur dhe me siguri dikush do të prangoset për të dalur para drejtësisë dhe përgjigjur për të bëmat e tyre, gjatë dhe pas luftës e kjo do të ndodhë gjithsesi tani apo më vonë. Drejtësia vonon por nuk harron”, deklaron Nazif Ramabja, bashkëpunëtor i Tahir Zemajt, prononcimin e plotë e të cilit mund ta lexoni KËTU.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme