Një baba në Kirgistan, është filmuar nga një person tek shkelmon të birin e tij, vetëm sepse ai nuk mund të ngrihej në këmbë në borë, pasi ishte rrëzuar.
Ky burrë është rreth të 50-ve por policia ende nuk e ka zbuluar identitetin e tij, e menjëherë pas raportimit nga mediet lokale, ai është arrestuar nga policia, shkruan DailyMail.
Në video shihen babai dhe djali i vogël të veshur me rroba dimri. Fëmija rrëzohet në borë dhe provon të ngrihet në këmbë por nuk mundet. Në këtë moment, babai i tij e godet fuqishëm me shkelm.
Shkelmi i fuqishëm i këtij babai, mund të vërehet edhe sa larg e dërgon trupin e fëmijës.
Më pas ai e tërheq të birin dhe e detyron të ecë nëpër borë, teksa i vogli përpiqet të marrë ekuilibrin.