Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tajlandë. Djali vret me thikë kuzhine babain e tij pasi ai u vonua shumë derisa ia bëri gati ushqimin. Ndërkaq zemërimi tij eskaloi kur baba i tha djalit se kishte harruar t’i vendos salcë peshku në drekën e tij, shkruan Dalymail.
Sakdin Duangphakon, 36 vjeçar bleu mish për drekë por u zemërua tejmase kur baba i tij u vonua shumë për ta përgatitur atë.
Ai u konfrontua ashpër me të atin kur kuptoi po ashtu se në drekën e tij ai nuk i kishte vendosur salcë peshku, përbërësin kryesor në ushqimet tajlandeze.
Policia e gjeti atë të mbuluar nga gjaku i viktimës. Ai u detyrua të kthehej në skenën e krimit përsëri për të thënë një lutje për babain e tij tashmë të vdekur./Express