Një tragjedi familjare ka ndodhur dje në Banja Llukë të Serbisë, kur një djalë 10-vjeçar ka rënë nga Ballkani dhe ka vdekur, e më pastaj nëna e tij ka bërë vetëvrasje.
Mediat serbe raportojnë se nëna e fëmijës ka bërë vetëvrasje gjatë natës.
Raportohet se fëmija ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese në rrugën “Veljko Maladenoviq”, shkruan Periskopi.
“Fëmija është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Beograd me automjet të ambulancës, ku ka vdekur në ora 20:55”, ka deklaruar Policia.
Pas vdekjes së tij është gjetur edhe trupi i nënës 39-vjeçare. Raportohet se ajo është tronditur nga vdekja e të birit, çka e ka shtyrë atë drejt vetëvrasjes.