Shokuese/ U arrestua për përdh*nim pas denoncimin nga vajza tij e mitur, trondit babai: E kam bërë vetëm një herë! Vajza: Jam abuzuar sek*ualisht që kur isha 5-vjeçe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Patosin, ku një baba 36-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj vajzës së tij vetëm 12 vjeçe.


Sipas burimeve zyrtare, denoncimi në polici u bë nga vetë e mitura, pas një njoftimi nga fqinjët. Në prani të psikologes, vajza ka rrëfyer se është përdhunuar nga babai, si dhe se abuzimi ka nisur që në moshën 5-vjeçare dhe ka qenë sistematik. Ajo ka treguar gjithashtu për një rast të ngjashëm që ka ndodhur një vit më parë, kur familja jetonte në Gjermani.

Babai, Zamir Meta, ka pranuar para autoriteteve se ka kryer abuzimin, por pretendon se kjo ka ndodhur vetëm një herë.

E mitura ndodhet aktualisht në një qendër rehabilitimi në kryeqytet, ku po merr kujdesin e nevojshëm. Hetimet për rastin vazhdojnë.

Rrëfimi i nënës se 12 vjecares

Në një prononcim për mediat nëna e vajzës, rrëfen mes lotësh se si vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët pasi ishte përdhunuar nga babai.

Ajo pohon gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5- vjeçare, por nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kish sjellje agresive , por nuk i tregonte askujt për atë tmerr që përjetonte.

“Jam nënë e 7 fëmijë 5 djem 2 vajza. Në orën 4 më njofton vajza e dytë që vajza e madhe ka ikur nga shtëpia. Njoftova policinë, policia gjeti vajzën dhe vajza kishte treguar që babai e kishte përdhunuar. Vajza i ka treguar të gjitha, është vetëm 12 vjeçe.

Nuk kisha kuptuar asgjë, vajza nuk më kishte thënën asgjë. Vetëm e shihja të acaruar dhe zihej me vëllezërit e motrat. Kishte kaluar në depresion derisa u detyrua të largohej nga banesa.

Kishte shkuar tek një fqinjë, e cila e kishte ushqyer dhe më vonë kishin njoftuar policinë.

Vajza kishte deklaruar se kjo nuk ishte hera e parë që babai e përdhunonte. Vajzën ma ka marrë shteti ma ka çuar për rehabilitim se ka kaluar në depresion. Ajo tha se e kishte përdhunuar që 5 vjeç. Një njeri që përdhunon fëmijën, të marrë dënimin maksimal të kalbet në burg, Unë nuk e dua. Do bëhem e fortë për fëmijët e mi. Nuk kisha kuptuar asgjë. Në sytë e mi nuk bënte kurrë asgjë”, tha ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme