Shoqata “Së bashku më të fortë” apel për qytetarët që të bëjnë testet ndaj HIV

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të HIV-it, organizata “Së bashku më të fortë” ka theksuar rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit për testimin dhe parandalimin e HIV-it. Në emisionin Ditë e Re në Alsat, Atanas Avramov, koordinator për përfaqësim nga “Së bashku më të forte”, sqaroi se infeksioni me HIV mund të mos shfaqë simptoma për një periudhë të gjatë kohe, që në raste të rralla mund të zgjasë deri në 10-15 vjet. Prandaj testimi është shumë I rëndësishëm.

“Mundet që një njeri mos ketë simptoma dhe të zgjasë disa vite, mbase rral ndodh 10 deri në 15 vjet mos ket simptoma, megjithatë do të ketë indiacione që personi ka infeksion me HIV. Çdo gjë ndodh në momente të caktuara. Por dua të potencoj që është shumë e rëndësishme është se nuk ekziston test tjetër që tregon se një person është i infektuar me HIV, përveç testit të HIV. Pra informacioni mund të merret vetëm, domethënë, personi mund të marrë informacion për rezultatin e tij vetëm përmes testit për HIV.” –  tha Atanasa Avramov, nga shoqata “Së bashku më të fortë”

Në këtë ditë, nënvizohet rëndësia e diagnostikimit të hershëm, që jo vetëm ndihmon në trajtimin efektiv të infeksionit, por edhe në parandalimin e përhapjes së tij. Organizata “Së bashku më të fortë” ka apeluar që qytetarët të kryejnë rregullisht teste për HIV dhe të informohen për metodat e parandalimit dhe trajtimit të sëmundjes. HIV-i vazhdon të mbetet një nga sfidat më të mëdha shëndetësore globale, por me ndërgjegjësim dhe përkushtim, çdo individ mund të ndihmojë në reduktimin e ndikimit të tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme