Shoqërohen 30 persona në portin e Durrësit! Policia aksion pas hapjes së një konteineri, mungojnë disa arka me banane

Një aksion i policisë dhe sektorit të antidrogës po zhvillohet këtë të diel në portin e Durrësit.

Rreth 30 persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje lidhur me një konteiner që është hapur dhe brenda mungojnë disa arka me banane.

Burimet bëjnë me dije për Gazetën Shqiptare se konteineri ka ardhur nga Amerika latine pak ditë më parë.

Ndërkohë, të shoqëruarit janë punonjës te sheshi i konteinereve dhe punonjës të sigurisë portuale./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme