Show politiko-humoristik Lutfi Haziri & Agim Bahtiri (VIDEO)

Festat e fundvitit e bëjnë mrekullinë – politikën të hareshme dhe politikanët simpatikë.

Në edicionin festiv të emisionit Info Magazine, shikuesit e Klan Kosovës do ta kenë mundësinë e rrallë që t’i shohin në role speciale dy politikanë të rëndësishëm të Kosovës – Lutfi Hazirin dhe Agim Bahtirin.

Lutfi Haziri do ta dërgojë Kushtrim Sadikun në pushim të merituar – së paku për një ditë – duke ia marrë kompetencat e lidershipit të emisionit, derisa Agim Bahtiri me joseriozitetin serioz do të shndërrohet në bashkudhëtar të denjë për këtë sfidë mediale.

Në arenën infomagazinore politikanëve do t’iu bashkohen dy analistë të mirënjohur – Petrit Zogaj dhe Valon Syla – të cilët për herë të parë do t’i zbulojnë potencialet e fshehura të talentit në humor, satirë dhe ironi.

Ngjarjet kryesore të vitit do të analizohen me kreativitet të paparë humoristiko-politik në Info Magazine festive, më 1 janar 2018, në orën  16:30.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme