Shpallen kompanitë fituese të konkursit për ‘Shtëpinë e Re të Fëmijëve’ dhe Kompleksin e Ri të Inspektorateve Shtetërore

Është shpallur rezultati i Konkursit Ndërkombëtar për projektimin e “Shtëpisë së Re të Fëmijëve & Kompleksit të Ri të Inspektorateve Shtetërore”.


Kryetari i jurisë, arkitekti i njohur Emre Arolat, u shpreh se megjithëse të gjitha projektet e paraqitura shfaqnin tipare të mrekullueshme arkitekturore, juria nuk konstatoi asnjë projekt që të ishte plotësisht i suksesshëm në trajtimin e të dy programeve.

Për këtë arsye, juria vendosi që dy programet kryesore të zhvillohen nga dy ekipe të ndryshme arkitekturore, nën bashkërendimin e një zhvilluesi të vetëm.

Në përputhje me këtë vendim, juria përzgjodhi “Taller Hector Barroso” si ekipin arkitekturor që do të ndërtojë shtëpinë e re të fëmijëve “Zyber Hallulli”; dhe “Rojkind Arquitectos S.C” si ekipin arkitekturor për ndërtimin e kullave shumëfunksionale.

“Edhe pse secili kishte tipare të mrekullueshme, juria nuk konstatoi asnjë prej projekteve si plotësisht të suksesshëm në trajtimin e te dyja pjesëve dhe programeve.  Dhe juria vendoi që të dyja programet duhet të zhvillohen  nga dy ekipe të ndryshme arkitekturore.  Njëri prej ekipeve të jetë përgjegjës për kampusin e fëmijëve dhe tjetri për zhvillimin e hapësirës me përdorim të kombinuar nën bashkërendimin e një zhvilluese të vetëm.

Në përputhje më këtë, juria përzgjodhi “Taller Hector Barroso”, si ekipin arkitekturor për kampusin e fëmijëve dhe “Rojkind Arquitectos S.C” për ekipin për kullat shumëfunksionale”, tha Emre Arolat.

Gjithashtu, juria përcaktoi renditjen e treshes kryesore të konkurrimit, si më poshtë:

1. Rojkind Arquitectos S.C + Son Engineering & Construction + Asab Sh.P.K + Motus + Julian Kasharaj

2. Taller Hector Barroso + Studio B&L L.L.C + Progeen L.L.C + Doriana Bleta + Agim Seranaj + Ardian Paci

3. Cebra Arkitekter A/S & Be-Is Sh.P.K + Loft Architects + Superflex Studio

“Kjo renditje shoqërohet me rekomandimin e jurisë që, në rast se vendi i parë përzgjidhet si fitues përfundimtar pas fazës së ofertës ekonomike, të bashkëpunojë me “Taller Hector Barroso” për realizimin e kampusit të fëmijëve”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme