Shpallen të pafajshme tri mjeket e akuzuara për vdekjen e Arbenita Spahiut

Janë shpallur plotësisht të pafajshme tri mjeket Maxhide Shaqiri, Hamide Zeqiri dhe Vjosa Kosumi, që akuzoheshin për vdekjen e Arbenita Spahiut, raporton KTV.

Gjykata e Apelit ka njoftuar se e ka refuzuar ankesën e prokurorisë lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit që akuzoheshin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor dhe mosdhënie të ndihmës mjekësore.

“Vendimi i Gjykatës së shkallës së parë, është i qartë dhe konkret. Në të janë dhënë arsyet për faktet vendimtare, janë arsyetuar provat dhe drejt është vepruar kur është konsideruar se në veprimet e të akuzuarave nuk qëndrojnë elementet e veprave penale, për të cilat ato ishin ngarkuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

27-vjeçarja Arbenita Spahiu, ka vdekur më 3 mars 2016, pak orë pasi lindi foshnjën e saj. Për rastin e saj shpeshherë u protestua, ndërsa Prokuroria në Gjilan këtë vdekje e pati cilësuar të dyshimtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme