Shpallet i pafajshëm ministri Valdrin Lluka

Gjykata e Prishtinës ka shpallur aktgjykimin në rastin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i akuzuar për konflikt të interesit, duke e liruar nga akuza.

Gjykata ka marrë vendimin se Eliana Naka është fajtore, sepse në cilësinë e sekretares e MTI-së ka marrë vendim që mjetet financiare në vlerë prej 20 mijë euro t’i ndahen OJQ-së dhe kështu ka kryer konflikt interesi pasi ka qenë anëtare e bordit të OJQ-së që e ka financuar.

Ajo është dënuar me gjobë 7 mijë euro, raporton KTV.

Nëse nuk e paguan, ajo për çdo 20 euro i zëvendësohet me një ditë burgim.

Ministri Lluka akuzohej se në cilësinë e zyrtarit të lartë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), njëkohësisht edhe kryeshef i Agjencisë për Promovim të Investimeve, më 23 mars 2014, kishte filluar procedurat për zotimin e mjeteve në vlerë prej 20 mijë euro për Organizatën Jo-Qeveritare (OJQ) “Jakov Innovation Center”, në të cilën OJQ kishte qenë themelues.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme