Shpallet kompania fituese që do ta mbikëqyrë rrugën e kombit

Ministria e Transportit bëri të ditur se ka vlerësuar ofertat për koncesionin e Rrugës së Kombit. Pas shqyrtimit të tre ofertave, fitues është shpallur një bashkim i udhëhequr nga një kompani turke. Koncesioni do jetë 30-vjeçar.

Në njoftim thuhet:

Në datën e përcaktuar për dorëzimin e ofertave për procedurën e dhënies me koncesion/PPP të ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të autostradës Milot-Morinë, në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik janë paraqitur tre oferta si më poshtë:

Bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Catalyst Viva Das General Constructing LLC”, “Salillari” LTD, “Violap Ateve”, “Bee Tech” dhe “Kastrati” SHA.

Bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”, “PT Citra Marga Nusaphala Persada TDK” “Mehmet Ai Unal Insaat Taahhlil Madencilik San. Ve Tic. A.S” “Savronik Sistem Tah.San.Tic A.S”, “Vendeka Europian Investment B.V”.
Luman Biba.

Oferta e depozituar nga Luman Biba ishte një faqe bosh, nuk kishte asnjë dokument, madje as ofertë dhe në këto kushte komisioni vendosi të mos e marrë në shqyrtim.

Oferta e paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga “Catalyst Viva Das General Constructing LLC” ka paraqitur ofertën që përmban kërkesë për subvencion në shumën 4,995,000 euro, investim fillestar të propozuar në shumën 43,409,518 euro dhe investim në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 217,562,056 euro.

Oferta e paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd” ka paraqitur ofertën që përmban kërkesë për subvencion në shumën 5,600,000 euro, investim fillestar të propozuar në shumën 50,622,174 euro dhe investim në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 320,604,079 euro.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka shqyrtuar në bashkëpunim të ngushtë me IFC në mënyrë të detajuar dhe të thelluar të dyja ofertat e paraqitura nga bashkimet e përkohshme të shoqërive, duke pasur parasysh objektivin kryesor në këtë koncesion, përcaktimi nëse një ofertues ka kapacitetin e nevojshëm dhe të domosdoshëm për ta implementuar këtë projekt në mënyrë të suksesshme.

Në përfundim, pasi mori edhe rekomandimin e IFC, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi të shpallë ofertë të preferuar, atë të paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”

Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet ankim ne Komisionin e Prokurimit Publik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme