‘Shpartallohet’ dera e zyrës pas një konflikti të çastit, PSD del me reagim: Ja çfarë ndodhi, nuk janë përfshirë asnjë prej simpatizantëve apo anëtarëve tanë

Partia Socialdemokrate ka reaguar lidhur me konfliktin e ndodhur sot në Tiranë, pranë zyrës së saj elektorale në rrugën “Ali Demi”.


Në një reagim sqarues, PSD bën me dije se konflikti ka ndodhur pranë ambienteve të zyrës elektorale, por nuk ka asnjë lidhje me partinë. Sipas deklaratës, asnjë prej simpatizantëve apo anëtarëve të PSD-së nuk është përfshirë në këtë përplasje.

Reagimi i PSD:

Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate.

Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambjenteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë. Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë se dera prej xhami e zyrës elektorale është dëmtuar. Sipas policisë, dyshohet se dëmtimi është shkaktuar me sende të forta.

Ndërkohë, mësohet se personat e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, dhe një prej tyre është identifikuar si Arjan Telhallari, i cili aktualisht është shpallur në kërkim nga policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme